Best Doctors

Me sigurimin plotësues Wiener Stӓdtische sigurojini vetes dhe të afërmve tuaj mjekët më të specializuar dhe pajisjet e shërbimin mjekësor më të përsosur në të gjithë botën.

Wiener Stӓdtische Best Doctors është prodhim sigurimi për mbrojtjen shëndetësore, i cili mbulon shpenzimet e mjekimit të shëmundjeve të rënda, përfshi shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe të akomodimit, deri në shumën e siguruar dhe limitet e veçantë.

Ky prodhim është përcaktuar për sëmundje specifike e të rënda, mjekimin e shtrënjtë dhe të specializuar të cilave shumica e planeve të sigurimit shëndetësor i mbulojnë në mënyrë të pamjaftueshme.

Shëndeti i plotë nuk duhet të jetë prvilegj i një numri të vogël njerzish!
Edhe Ju mund të kini në dispozicion një ekip të përsosur mjekësh, të cilët do të bëjnë gjithçka të Tu ndihmojnë.

Polisa Wiener Stӓdtische Best Doctors ofron mbulim të kurimit dhe procedurave mjeksore jashtë Malit të Zi, për sëmundjet që vijojnë:

  • Trajtimi i kancerit – kurimi i të gjithë tumorëve malinjë, duke përfshirë leuçeminë, sarkomën dhe limfomën (përveç limfomës së lëkurës), të cilat i karakterizon rritja e pakontrolluar, përhapja e qelizave malinje dhe invazioni në inde, si dhe kurimin e çdolloji tumorësh premalinjë dhe karcinomave in-situ, të cilët janë të kufizuar në epitelin nga i cili rrjedhin dhe nuk janë përhapur në stromën ose indet përqark;
  • Kirurgjia e bajpasit koronar (e rivaskularizimit të miokardit) – kryerjen, me këshillën e mjekut, të ndërhyrjes kirurgjikale për korrigjimin e ngushtimit ose bllokimit të një ose shumë arterieve koronare me anë të anashkalimit të arteries koronare dhe të mbjelljes së indeve;
  • Ndrimi i valvulës së zemrës – kryerja, me këshillën e kardiologut këshillues, të ndërhyrjes kirurgjikale për të zëvendësuar ose kuruar një ose më shumë valvula të zemrës;
  • Neurokirurgjia – çdo ndërhyrje kirurgjikale në tru, të ndonjë strukture tjetër introkraniale, si dhe të tumore beninjë në shtyllën kurrizore;
  • Transplantimi i organeve nga donatorët e gjallë – transplantimi kirurgjikal në të cilin i siguruari siguron nga një donator kompatibil veshkë, pjesë mëlçie, mushkëri ose pjesë pankreasi;
  • Transplantimi i palcës së kockës (BMT) ose transplantim të qelizave staminale prej gjaku (PBSCT), qelizave të palcës së kockës, tek autologët ose alogjenikët.

Sigurimi plotësues Ju siguron deri në 1.000.000 € në vit, dhe 2.000.000 € për të gjithë kohëzgjatjen e periudhës së sigurimit.

Në këtë mënyrë i keni të hapura dyert e spitaleve me modernë dhe më të suksesshëm në të gjithë botën.

 

Më shumë informacione në:  http://www.wiener.co.rs/Best-Doctors

 

SHËMBULL

Mosha e të siguruarit

Primi vjetor i sigurimit

nga 0 deri 18 vjeç. 

73,29 €

nga 19 deri 64 vjeç.

173,09 €

nga 65 eri 74 vjeç.

271,20 €