Renta personale e përjetshme

Sa herë keni thënë sa shpejt kalon koha?
Me kalimin e viteve, aftësia jonë për punë dhe energjia e jetës që kishim dikur ulen, dhe, me daljen në pension do të na pakësohen edhe të ardhurat, me të cilat jemi mësuar.

Prandaj është e nevojshme që të mendojmë në kohë dhe të investojmë për të ardhmen tonë pa halle.

Sigurimi renta me pagesë të njëhershme është produkt i sigurimit të jetës, me të cilin do t'i siguroni vetes të ardhura shtesë në pleqëri. Pagesa nga sigurimi Ju paguhet në formën e rentës në nivel mujor, që në muajin pasardhës pas kryerjes së pagesës. Gjendja juaj shëndetësore nuk ndikon në primin dhe në rentën tuaj personale.

Çfarë përfitoni me këtë sigurim?

  • Me pagesën e njëhershme të rentës së përjetshme i siguroni vetes një siguri financiare në formën e të ardhurave të rregullta mujore;
  • Si shtesë mund të lidhni një kontratë që periudha e pagesës për një numër të caktuar vitesh të jetë e garantuar – në rast vdekjeje të të siguruarit, renta i paguhet trashëgimtarëve të tij deri në skadimin e afatit të periudhës së garantuar;

Një herë në vit paguhet edhe fitimi i realizuar gjatë vitit të mëparshëm.

SHEMBULL

Gjinia

Mashkull Femër

Mosha e të siguruarit

65 vjeç

Periudha e garantuar

10 vjet

Primi i njëhershëm

20.000 €

20.000 €
Renta mujore e përjetshme 109 € 100 €

 

Karakteristikat kryesore:

  • Mund të sigurohen personat që kenë mbushur moshën 14 deri në 75 vjeç;
  • Madhësinë e rentës që do të merrni përjetë e zgjidhni vetë.
  • Renta mujore nuk mund të jetë më pak se 50 EURO;
  • Të hollat trashëgohen derisa skadon periudha e garantuar.