Sigurimi i jetës

Të gjithë e dimë që jeta është e paparashikuar dhe nuk ka të çmuar, prandaj dëshirojmë që të sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe të qetë për vete dhe për familjen tonë. Mënyra më e mirë për të realizuar këtë gjë dhe për të treguar përgjegjësi përpara vetes dhe familjes është vendimi për të kursyer nëpërmjet sigurimit të jetës.

Sigurimi i Jetës mund të mbulojë të gjitha rreziqet:

  • aksidentet
  • sëmundjet kritike
  • ndërhyrjet kirurgjikale për shkak sëmundjeje
  • ndërhyrjet kirurgjikale për shkak të një  aksidentit
  • vdekje,

por kryesisht shërben për anën e bukur të jetës.

Lidhni kontratën që ju garanton:

  • të ardhura shtesë për një pleqëri të qetë dhe dinjitoze
  • të ndihmoni më të dashurit tuaj në momentin kur zgjidhin çështje të rëndësishme të jetës, shkollim, banesë
  • plotësimin e dëshirave të cilat nuk kishim mundësi t’i plotësonim ose nuk mund t’ia lejonim vetes, hobi, udhëtime.

Sigurimi i jetës është një vendim i mençur, një investim i mirë, i cili sjell fitim të vazhdueshëm, kurse familjes mbrojtje dhe siguri. Këtë gjë duhet ta bëjmë në kohë, për vete dhe për njerëzit tanë më të afërt. 

Në kompaninë Wiener Städtische do të gjeni një partner të qëndrueshëm për gjithë jetën.