Sigurimi Riziko

Jeta është e paparashikuar dhe mund të ndryshojë në çdo moment. Papritur familja mund të mbetet pa njeriun e tyre më të dashur dhe pa mbrojtje financiare.
Sigurimi Rizoko mund ti ndihmojë të dashurit Tuaj që në momentin më të vështirë të ndihen të sigurt dhe ti përballojnë me lehtësi problemet financiare

Për një prim të ulët – një shumë e lartë sigurimi

Sigurimi Riziko është një produkt i sigurimit të jetës, i cili mbulon vetëm rastin e vdekjes. Ai nuk ka karakter kursimi dhe lidhet me një afat të përcaktuar.

Përse sigurimi Riziko?

  • Në qoftë se bëni një jetë dinamike dhe të stresuar dhe në qoftë se përditë jeni të ekspozuar ndaj një numri të madh rreziqesh: nga aksidentet rrugore, dëmtimet në punë dhe situata të tjera të ngjashme – dhe në rast se ndodh më e keqja, ju do të siguroni një ndihmë financiare për njerëzit tuaj më të afërt;
  • Në qoftë se merrni kredi për banesë ose kredi për makinë sigurimi Riziko i jep siguri familjes në rast vdekjeje të personit që ka marrë kredinë.

 

RIZIKO ME SHUMAT SIGURIMIT NË ZBRITJE

Ky është një lloj i veçantë i sigurimit i cili shërben ekskluzivisht për të siguruar kredinë Tuaj.

Shumat e sigurimit zvogëlohen duke ndjekur borxhin e mbetur ndaj bankës, sipas një plani anuiteti, që e jep Wiener Städtische sigurimi i jetës. Në rast vdekjeje të personit që ka marrë kredinë, Wiener Städtische sigurimi i jetës shlyen direkt të gjitha detyrimet e tij për kredinë, në përputhje me planin e anuitetit. Ky sigurim mund e lidhet maksimumi për 30 vjet

Dy vitet e fundit të periudhës së pagesës së primit tek sigurimi Riziko me shuma sigurimi në zbritje janë GRATIS!

 

KUSHTET E SIGURIMIT

  • I siguruari mund të ketë një moshë nga 14 deri në 74 vjeç 
  • Sigurimi mund të lidhet më e pakta për 1 vit, dhe maksimumi 20 vjet për programin Riziko me shumë sigurimi fikse, dhe 30 vjet për programin Riziko me shuma sigurimi në zbritje.  

Në vazhdim mund të merrni kushtet e sigurimit, të cilat janë në fuqi momentalisht. Për të gjitha versionet e mëparshme të kushteve të sigurimit, ju lutemi të na kontaktoni: office@wiener.co.me 

 

Kushte shtesë për sigurimin riziko me shuma sigurimi në zbritje

Kushte të përgjithshme të sigurimit të jetës

Kushte të përgjithshme të sigurimit të jetës në rast vdekjeje të të siguruarit – Sigurimi Riziko.

Formularët për njoftimin e ngjarjes së sigurimit mund ti merrni këtu.

 

SHEMBULL

Mashkull 40 vjeç

Afati i sigurimit:

20 vjet

Primi vjetor:

200 €

Shuma e sigurimit:

18.150 €

 

Femër 40 vjeçe

Afati i sigurimit:

20 vjet

Primi vjetor:

200 €

Shuma e sigurimit:

34.996 €

 

Sigurimi Riziko me shuma sigurimi në zbritje:

Mashkull 40 vjeç

Afati i sigurimit:

20 godina

Shuma e sigurimit:

20.000 €

Norma e interesit të kredisë:

4%

Primi mujor: 6,50 €

 

Femër 40 vjeçe

Afati i sigurimit:

20 godina

Shuma e sigurimit:

20.000 €

Norma e interesit të kredisë:

4%

Primi mujor: 3,36 €