Wiener Stadtische Podgorica

Wiener Städtische Sigurim i Jetës Podgorica sh.a.

Wiener Städtische Sigurim i Jetës Podgorica sh.a. është aktive në tregun Malazez që nga nëntori i vitit 2010.

Kjo Kompani është themeluar si investim „green field“ i Viena Insurance Group Wiener Städtische Versicherung AG.

Ne, me anë të kombinimit të fuqisë ekonomike, profesionalitetit dhe dijes, sollëm në treg cilësi dhe siguri të garantuar, gjë që besojmë se do të na sigurojë pozitë kryesore në fushën e sigurimit të jetës.

Që nga fillimi, Misioni i Kompanisë ka qenë krijimi dhe zhvillimi i kulturës së sigurimit dhe të ofrimit të shërbimeve, cilësia e të cilave i përgjigjet standardeve bashkëkohore botërore të këtij biznesi. Për këtë arsye ne zhvillojmë në mënyrë konstante produkte që janë në përputhje me konceptin modern evropian të sigurimit, të cilët i përshtasim sipas nevojave dhe kushteve të tregut vendas.

Njëkohësisht, dëshirojmë që të zhvillojmë tregun vendas të sigurimeve dhe të edukojmë publikun për rëndësinë e sigurimit të jetës, të zhvillojmë transparencën dhe etikën në marrëdhëniet me të gjitha grupet e interesuara dhe marrim pjesë aktivisht në zhvillimin e bashkësisë në të cilën operojmë.

Wiener Städtische Sigurim i Jetës synon të jetë lider në tregun Malazez të sigurimit të jetës, si për shërbimet e veta, ashtu edhe për zgjidhjet e biznesit tonë. Kjo ambicie i motivon të punësuarit tanë që të kontribuojnë përherë për suksesin tonë – në funksion dhe në të mirën e klientëve, partnerëve, aksionarëve tanë, si dhe të gjithë bashkësisë. Në këtë mënyrë sigurojmë prosperitet, siguri dhe një të ardhme më të mirë të shoqërisë në vendin ku ne operojmë.

Në përputhje me standardet e larta të mbrojtjes së klientëve tanë, të cilat zbatohen nga i gjithë Grupi Vienna Insurance, Wiener Städtische Sigurim i Jetës zbaton një politikë serioze të risigurimit dhe i kushton kujdes të madh mbrojtjes së rrezikimit të portofolit të vet si dhe të detyrimeve tona ndaj klientëve. Në këtë mënyrë Wiener Städtische Sigurim i Jetës përpiqet që tu sigurojë klientëve të vet një mbrojtje dhe siguri shtesë.